Projektet tona në vitin 2011 janë financuar nga: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Posta dhe Telekomi i Kosovës dhe REC zyra në Kosovë. Gjithashtu aktivitetet tona janë mbështetur edhe nga Universiteti ILIRIA dhe ATRC.
Stafi i OJQ-së sonë falënderon të gjithë ata që mbështetën projektet tona dhe po ashtu pjesëmarrësit në aktivitetet tona.
Publikohet “Raport mbi zbatimin e masave ligjore kundër duhanit”
Prishtinë: 20.09.2011
Mileniumi i Ri publikoi përmbledhjen “Raport mbi zbatimin e masave ligjore kundër duhanit”. Raporti përmban përmbledhje nga aktivitetet e realizuara në vitin 2011 përmes dy projekteve të financuara nga: PTK Sh.a dhe MKRS/DiR. Raporti është një përmbledhje e zgjeruar mbi debatet, trajnimet dhe rekomandimet për institucionet përgjegjëse. Raporti është hartuar nga Nehat Bllacaku dhe asistentët Esma Islami dhe Teuta Rexhepi.
Stafi ynë konsideron që raporti do të shërbej si një dokument i rëndësishëm për përpjekjet në zvogëlimin e duhanpirjes, në kohën kur asgjë nuk po bëhet në zbatimin e masave ligjore.
45 të rinj u certifikuan si aktivist kundër duhanit!
Në kuadër të projektin "Rini pa Duhan", Mileniumi i Ri mbajti dy sesione të trajnimeve me temën: "Duhani dhe efektet kundër shëndetit - Krijimi i masës kritike dhe avokuesve te rinj". Trajnimet u mbajtën në ATRC më 23 dhe 24 Qershor 2011. Në trajnim morën pjesë 45 të rinj. Pjesëmarrësit janë përzgjedhur përmes një kërkese publike të shprehjes së interesit. Trajnimet u mbajtën nga znj. Valmira Zogiani – Psikologe. Ligjëratat janë mbajtur përmes projektorit dhe ligjëratave për dëmet që paraqet pirja u duhanit, mundësitë e avokimit dhe gjetjes së fondeve për projekte dhe lobim. Pjesëmarrësit janë pajisur me nga një libër "Fakte Shëndetësore – DUHANI", bluza si aktivistë kundër duhanit dhe janë certifikuar si aktivistë kundër këtij fenomeni.
DEBATI ZBATIMI I MASAVE LIGJORE KUNDËR DUHANIT!
Me
rastin e 31 Majit – Ditës Botërore pa Duhan, OJQ Mileniumi i Ri dhe
Universiteti ILIRIA mbajtën debatin me temën “Zbatimi i Masave Ligjore
Kundër Duhanit”. Debati u mbajt në ambientet e universitetit. Në
cilësinë e panelistëve folën Abdullah Klinaku këshilltar ligjor i
ministrit të shëndetësisë, Genc Prelvukaj këshilltar politik i ministrit
të kulturës rinisë dhe sporteve, Dr. Jusuf Dedushaj nga Instituti
Kombëtar i Shëndetit Publik, Dr. Hafiz Halili shef i inspektoratit
sanitar në komunën e Prishtinës dhe Dr. Skënder Syla nga Organizata
Botërore e Shëndetësisë, debatin e moderoi dhe udhëhoqi z. Arbër Reçi
Sekretar i Përgjithshëm i Universitetit ILIRIA.
|
Arkiva e Lajmeve te Brendshme - Internal News Archive (06-2011).doc Size : 4140.5 Kb Type : doc |